Kryesore, Politika

Bashkia Tiranë i përgjigjet PD-së: Te Liqeni nuk lejohen më ndërtimet, ndryshe nga Basha që i dha leje vetes për kate shtesë

Bashkia e Tiranës hedh poshtë si të pavërteta akuzat e Partisë Demokratike për të ashtuquajturin betonizim të Parkut të Liqenit Artificial. Nëpërmjet një deklarate për mediat, Bashkia Tiranë thekson se ndryshe nga sa ishte parashikuar nga bashkia e mëparshme, me planin e ri, në zonën e Liqenit nuk lejohen më ndërtime.

Sipas Bashkisë, sa i përket zonës së Gardës së Republikës, me planin e ri i kthehet Parkut të Liqenit – kjo ndryshe nga sa parashikonte plani i Bashës, i cili e kishte tërësisht një zonë të zhvillueshme.



“Kjo është vetëm 1 nga 5 zonat e ndryshme të Tiranës që Bashkia e Tiranës, me planin e ri, ia ka kthyer Parkut të Liqenit, duke pezulluar tërësisht zhvillimin, ndryshe nga ndërtimet pa kritere që parashikoheshin me planin Basha”, thuhet në deklaratën e Bashkisë Tiranë.

Më tejm Bashkia Tiranë sqaron se në një prej këtyre zonave është edhe banesa private e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, i cili sipas saj, gjatë kohës që ishte kryetar bashkie i dha vetes leje ndërtimi për shtesë kati mbi një pallat 11-katësh, në shkelje të pastër të ligjit dhe në konflikt interesi flagrant. Këtë, Bashkia e shoqëron dhe me një kopje të lejes së ndërtimit që Lulzim Basha i dha vetes për të bërë një kat shtesë mbi pallat.

WhatsApp Image 2018-08-27 at 17.45.43

WhatsApp Image 2018-08-27 at 17.45.43 (1)

 

Deklarata e plotë e Bashkisë Tiranë

Partia Demokratike doli përsëri bllof sot kur akuzoi Bashkinë e Tiranës për përcaktimin e një zone të re zhvillimore me Planin e Ri të qytetit. Me sa duket, Partisë Demokratike i është dashur 1 vit e gjysëm nga miratimi i planit urbanistik për të zbuluar se, me planin e ri, në zonën e Liqenit nuk lejohen më ndërtime.

Në rastin konkret, bëhet fjalë për zonën e Gardës së Republikës, zonë (TR169) e cila me planin e ri i kthehet Parkut të Liqenit – kjo ndryshe nga plani i Bashës (zona 5-27), i cili e kishte tërësisht të zhvillueshme.

Kjo është vetëm 1 nga 5 zonat e ndryshme të Tiranës që Bashkia e Tiranës, me planin e ri, ia ka kthyer Parkut të Liqenit, duke pezulluar tërësisht zhvillimin, ndryshe nga ndërtimet pa kritere që parashikoheshin me planin Basha.

Këto zona janë:

1. Zona e pishinave dhe e Parkut Olimpik

2. Parkimi privat te fillimi i Digës së Liqenit

3. E gjithë hapësira e pazhvilluar e zonës së Gardës

4. Zona e ish disko Refleksionit

5. Zona e kompleksit të Universitetit Politeknik të Tiranës

Gjithashtu, në dy zona të tjera, tashmë të zhvilluara, pranë liqenit janë pezulluar shtesat në volum. Një prej këtyre zonave, në fakt, është edhe banesa private e kryetarit të PD-së, i cili gjatë kohës që ishte kryetar bashkie i dha vetes leje ndërtimi për shtesë kati mbi një pallat 11 katësh, në shkelje të pastër të ligjit dhe në konflikt interesi flagrant.

Parku i Liqenit të Tiranës është kthyer sot në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit, sidomos nga fëmijët, pikërisht nga investimet e kryera në këto 3 vjet dhe prishja e ndërtimeve pa leje që kishin mbirë aty në vitet 2011-2015.

Bashkia e Tiranës siguron qytetarët e saj se koha kur hiqeshin terrene shkollash për të bërë pallate (si rasti i shkollës “Kosova”) ka mbaruar në qershor 2015.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas