Kryesore, Sociale

Bashkia nis punën në parkun “Rinia”, hiqen inertet, sistemohen pjesët e dëmtuara

Kur të kthehen nga pushimet, qytetarët e Tiranës do të shohin Parkun Rinia tërësisht të transformuar. Kështu deklaron Bashkia e Tiranës, e cila përmes Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit ka nisur punën për rigjenerimin, normalizimin dhe përmirësimin e këtij parku.

Punëtorët kanë hequr inertet dhe po merren me sistemimin e pjesëve të dëmtuara duke rimëkëmbur një park urban shumë të rëndësishëm për kryeqytetin.



“Tashmë kjo hapësirë është nën kujdesin e veçantë të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit të Bashkisë së Tiranës e cila ka hartuar një strategji zhvillimi bazuar në nevojat e komunitetit, për mirëmbajtjen e hapësirave ekzistuese e ndërtimin e hapësirave të reja rekreative, nëpërmjet krijimit dhe vënies në zbatim të projekteve të ndryshme si dhe riorganizimin e aktiviteteve të larmishme argëtuese dhe çlodhëse për fëmijët, të rinjtë dhe të moshuarit”, deklaron Bashkia.

Sipas saj, “Parku Rinia” do të kthehet si një nga hapësirat që ofron më shumë mundësi rekreative për qytetarët e të gjitha moshave dhe të jetë një pikë atraktive për qytetin e Tiranës dhe si rrjedhojë një zonë e frekuentuar nga një numër i madh qytetarësh.

 

PasPara

1 koment

  1. Shoku Erjon, apo sic te njohin Lali Era (jo Eri), te du fort te kam xhan, vleren me te medhe te investimit te parave publike kaloja prane “Tajvanit” qe ky biznes te gllaberoj edhe copa te tjera nga “Parku Rinia”.
    Kjo eshte deshira e taksapaguesve dhe e pensionisteve qe te pine ujin e shtervanit, se para per te blere uje tek kucedra “Tajvan” nuk kane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas