Aktualitet

Bashkia Elbasan: Bizneset të paguajnë detyrimet, në të kundërt do t’ju konfiskohet prona

Bashkia Elbasan paralajmëron bizneset të paguajnë detyrimet, në të kundërt do t’ju konfiskohet prona.
Përmes një postimi në Facebook, Bashkia Elbasan ka njoftuar të gjitha bizneset të cilat ende nuk i kanë shlyer taksat dhe detyrimet vendore, se deri më datë 31 korrik është afati i fundit kohor. Pas këtij afati, Bashkia ka paralajmëruar për bllokimin e llogarive bankare dhe sekuestrimin e pasurisë.

Njoftimi i bashkisë Elbasan:



TË NDERUAR TATIMPAGUES!
Bashkia Elbasan, në zbatim të ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”, ligjit nr.9920, datë 19.05.2008 “Për Proçedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjit 9632, datë 30.10.2006 “Për sistemin e taksave e tarifave vendore”, i ndryshuar, si dhe Vendimit të Këshillit Bashkiak nr.129, datë 20.11.2017 “Për miratimin e taksave dhe tarifave vendore në Bashkinë Elbasan për vitin 2018”, Ju njofton se afati i fundit për pagesën e taksave dhe tarifave vendore është data 31.07.2018.
Pas kalimit të këtij afati do të aplikohen masat shtrënguese të parashikuara në kreun XI të ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për Procedurat Tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar:
1. Urdhër bllokimi i llogarive bankare;
2. Sigurimi i detyrimit tatimor, nëpërmjet barrës hipotekore dhe barrës siguruese;
3. Sekuestrimi i pasurisë së siguruar;
4. Shitja e pasurisë së sekuestruar;
Për çdo paqartësi, lutemi të drejtoheni pranë zyrave të Drejtorisë së Tatimeve Tarifave Vendore dhe Mbledhjes së të Ardhurave.
Ju faleminderit!

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas