Kronika

Bashkia e Tiranës riparon shkollat, bëhen gati të mirëpresin nxënësit në shtator

Të gjitha shkollat e Tiranës po riparohen nga Bashkia e Tiranës e po bëhen gati për të pritur nxënësit në Shtator. Krahas hapjes së skollave të reja këtë vit, edhe ato ekzistuese pritet që t’i mirëpresin fëmijët e kryeqytetit me kushte shumë herë më të mira.  Në shkollën Partizani është bërë lyerja e godinës dhe riparimet e brendahme, ndërkohë edhe në shkollën “Myslym Keta” po punohet me intensitet duke riparuar dyert, sistemin elektrik si dhe sistemin e tualeteve.

Riparimeve këto kohë i janë nënshtruar edhe shkolla “28 Nëntori” si dhe “Kongresi i Lushnjë”, ku krahas riparimit të fasadës dhe ambjenteve të brendshme, është rregulluar edhe tarraca.



Në kryeqytet ka marrë jetë projekti për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë, i cili do t’i japë zgjidhje përfundimtare mësimit me dy turne. Standardet për planifikimin e shkollave të reja kanë marrë parasysh numrin e shkollave në bazë të popullsisë, rrezen e mbulimit si dhe numrin e nxënësve për klasë.

<
>
28 Nëntori 28nentori 1 39002825_10156663804056926_8224107625827008512_n Kongresi i Lushnjes 1 Kongresi i Lushnjes 2 Kongresi i Lushnjes Myslym Keta 1 Myslym Keta
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas