Aktualitet

Bashkia e Tiranës investim të ri në rrjetin ujësjellës për zonën e Shkozës

Një investim i ri në rrjetin e ujësjellësit po merr jetë në rrugën “Ali Shefqeti”. Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë me mjetet dhe specialistët e saj për të përmirësuar furnizimin me ujë në zonën e Shkozës, duke bërë të mundur zëvendësimin e linjës së vjetër të ujësjellësit. Linja e re e ndërtuar do të bëjë të mundur furnizimin me ujë të qytetarëve me të gjitha parametrat dhe cilësinë e duhur për ta përdorur atë.

eeee3602-0122-4627-b455-b569a7b1d83f



Ndërkohë, për të shmangur problemet gjatë shirave lokalë, Bashkia e Tiranës ka pastruar një pjesë të konsiderueshme të pusetave në rrugët kryesore të kryeqytetit. Punonjësit e UKT-së janë kujdesur të pastrojnë me sondë të gjitha pusetat e ujërave të ndotura në rrugën “Ali Demi”, ku janë evidentuar një sërë mbetjesh plastike të hedhura nga qytetarët.

72172f29-7fb8-4983-84cd-4ae81e0fbfc6

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas