Aktualitet

Bashkia e Tiranës i jep zgjidhje furnizimit me ujë të pijshëm për dy lagje në kryeqytet






               Publikuar në : 11:15 - 02/06/18 |
mapo.al

Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë këtë javë në dy lagje të ndryshme të kryeqytetit për të garantuar furnizimin normal me ujë të pijshëm të banorëve.  Nga sinjalizimi i marrë për humbje uji në rrugën e “Durrësit”, grupet e terrenit ndërhynë menjëherë për ta eliminuar. Tashmë banorët e rrugës së “Durrësit” pranë Ministrisë së Arsimit do të kenë një furnizim normal me ujë të pijshëm.


Ndërkohë, një tjetër investim është dhe ai për ndërtimin e një linje të re ujësjellësi në rrugën “Nikollë Kaçorri” në kryeqytet, si dhe u bë ndërprerja e linjës së vjetër që furnizonte banorët e zonës. Tashmë linja e re e ndërtuar do të bëjë të mundur furnizimin me ujë të qytetarëve me të gjitha parametrat dhe cilësinë e duhur për ta përdorur atë.

 

<
>
Nikollë Kaçorri (4) Nikollë Kaçorri (3) Nikollë Kaçorri (2) Nikollë Kaçorri (1) Durrësit (3) Durrësit (2) Durrësit (1)


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas