Mapo Format

Bashkëpunimi UET-Ora News për të suportuar studentët e talentuar drejt medias

Presidenti i televizionit Ora News, Ylli Ndroqi ka hapur dyert e këtij televizioni për të rinjtë që kanë pasionin dhe dëshirën për t’u angazhuar në media. Nisma e mbështetur dhe organizuar nga drejtoresha, Mariam Ndroqi, synon të ndihmojë dhe suportojë studentët që shohin të ardhmen e tyre në televizion.

Kështu, studentët e Universiteti Europian të Tiranës, janë ftuar të bëhen pjesë e “Praktikave në media” për të mësuar nga afër se si punohet në radio dhe televizion, duke iu dhënë kështu mundësinë të gjithë të rinjve të shpalosin talentet, aftësitë e tyre dhe të krijojnë një mundësi të mirë punësimi!



Sipas znj. Ndroqi qëllimi i këtij bashkëpunimi mes televizionit Ora News, fondacionit “Ora e mendimit” dhe UET-së është të ndihmojë studentët e rinj të eksplorojnë rrugën e suksesit dhe të mirëpresë ide të reja dhe inovative nga studentët. Kjo nismë është mbështetur me interes nga Universiteti Europian i Tiranës, ku Administratori i UET z. Arbi Agalliu, Drejtoresha e ciklit Bachelor dr. Anisa Subashi dhe zv.presidentja e Qeverisë studentore Megi Latifi, u angazhuan, për të përzgjedhur 20 studentë e për t’i drejtuar drejt dyerve të televizionit Ora News.

Udhëtarë të këtij projekti tanimë janë të dyja institucionet ku studentët do të tregojnë më të mirën dhe po mësojnë sa më shumë nga eksperienca tashmë më shumë se 10-vjeçare e televizionit “Ora News”. Sipas zv.presidentes së Qeverisë studentore, fjalët e drejtoreshës Mariam Ndroqi në sallën e pritjes të studentëve ishin frymëzuese dhe motivuese, çdo student do të donte t’i dëgjonte kur hyn në një institucion të panjohur me herët. Mirëpritja dhe dashamirësia e stafit të Ora News e bëri më të lehtë të gjithë procesin e një fillimi të ri.

“Unë besoj te talenti dhe kreativiteti i të rinjve! Çlirohuni dhe ndihuni si në shtëpinë tuaj këtu në Ora news”, u shpreh znj. Ndroqi ndër të tjera me dëshirën për të treguar se kjo është një eksperiencë me rëndësi afatgjatë. Drejtuesit e departamenteve të ndryshme në televizion dhe radio iu prezantuan të rinjve hapësira ku ata mund të angazhohen, për t’u gjendur në një ambient sa më të frytshëm dhe ku mund të bëjnë më të mirën.

Presidenti i Ora News, Ylli Ndroqi, iu uroi sa më shumë sukses, kreativitet dhe vullnet të rinjve duke thënë se ai dhe institucionet që drejton do jenë gjithnjë pranë studentëve, të rinjve për t’i mbështetur drejt rrugës së suksesit!

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas