Arkiva 2

Bashkëjetesa fetare, Tirana mirëpret panairin “Harmonia e Kulturave”

U organizua sot panairi “Harmonia e Kulturave” me studentë të huaj që frekuentojnë kolegjet dhe universitetet shqiptare.

Në këtë aktivitet merrnin pjesë të rinj studentë nga vende të ndryshme të rajonit dhe të botës, si nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Presheva, Mali i Zi, Italia, Greqia, Egjipti, Kanadaja, SHBA-ja, Irlanda, Polonia, Holanda, Kuvajti, Turqia, Palestina, Spanja etj. që studiojnë në Shqipëri si dhe të ftuar nga institucione arsimore dhe kulturore të kryeqytetit, aktivistë dhe vullnetarë të fondacionit etj. Panairi “Harmonia e Kulturave” pati karakter njohës dhe prezantues të kulturave të popujve dhe shteteve të ndryshme nga vijnë studentët; në të u evidentuan vlera të diversitetit, ndryshimeve dhe dallimeve kulturore nga njëra anë dhe të jetuarit së bashku, të unifikuarit  dhe harmonizimit të këtyre vlerave, nga ana tjetër.



Pjesëmarrësit në fillim të kësaj veprimtarie i përshëndeti kryetari i Fondacionit ALSAR, Mehdi Gurra, i cili uroi që panairi të arrijë synimin që nëpërmjet formave të ndryshme, shkëmbimit të mendimeve, të bisedave me njëri-tjetrin dhe veçanërisht me stendat promovuese studentët të prezantojnë kulturat e vendeve të tyre, duke krijuar marrëdhënie dhe lidhje të reja ndërkulturore.

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe këshilltari pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë, Sinan Cem Baş, i cili ka shprehur kënaqësinë për pjesëmarrjen në këtë aktivitet. “Shtetet e ndryshme prezantojnë kulturën e tyre dhe për ne ka një kuptim të madh ky panair. Jepet një mesazh i rëndësishme për ne, për diversitetin e kulturave, na shpjegojnë çfarë do të thotë paqja dhe vëllazëria. Të gjithë jemi në dijeni në çfarë gjendje është bota sot dhe ka nevoje për një mesazh të tillë. Këtë kohë moderne mund ta përdorim për të mirën tonë. Në Turqi ka studentë nga 150 shtete. Shqipëria është shembulli më i mire i harmonisë kulturore dhe fetare në gjithë botën”, u shpreh Bas.

Në fund u organizuan vizita, biseda dhe diskutime para stendave të ekspozuara nga secili grup përfaqësues i vendeve pjesëmarrës. Në stendat e tyre studentët prezantojnë vendet historike të shteteve të tyre, monumentet historike, kulturën, artin dhe veshjet. Gjithashtu gjatë aktivitetit prezantues të panairit u shfaq edhe dokumentari ”Harmonia e Kulturave”, ku u prezantua kultura e vendeve pjesëmarrëse në këtë panair.

Panairi “Harmonia e kulturave” do të qëndrojë i hapur gjatë ditës së sotme deri në orën 18:00. Studentët prezantojnë vendet historike, kulturën, artin, veshjet tradicionale dhe monumentet historike, të shteteve që përfaqësojnë.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas