Aktualitet

Bashës i buzëqesh moti, ja çfarë thonë meterologët

Moti do t’i favorizojë të gjithë ata që kanë bërë plane këtë fundjavë.  Përveç zonave veriore dhe veri-lindore ku pritet të bien sasi të vogla shiu, pjesa tjetër e territorit do të ketë diell.  Sipas Meteoalb, shira të lehtë pritet të ketë edhe sot pasdite në jug-lindje.

E shtuna mbetet me kthjellime e vranësira të lehta gjatë gjithë ditës, përjashtuar zoat Lindore e cila rrezikohet nga shira të dobët gjatë orëve të pasdites.



Edhe e diela, gjatë paradites vijon kryesisht e kthjellët por pasditja shton gradualisht vranësirat në territor duke sjellë shira të izoluar në ekstremet Veri – Juglindje.

Temperaturat e ajrit kanë shënuar një rritje me 2° gjatë mesditës së sotme ku termometri maksimal e ka tejkaluar vlerën 30°C. Dita e shtunë dhe e diela, sjellin rritje të lehtë të vlerave termike gjatë mëngjesit dhe mesditës duke bërë që ekstremalet të luhaten nga 12 deri mbi 32°C.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas