Politika

Basha uron Kurban Barjamin: S’ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti dhe…

Kreu i PD, Lulzim Basha ka uruar gjithë shqiptarët me rastin e Kurban Bajramit. Përmes një postimi në Facebook, Basha thotë se mesazhi i kësaj feste dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti dhe dashuri për Atdheun, familjen dhe njëri-tjetrin.

Postimi i plotë i Lulzim Bashës:



“Nga zemra ju uroj të gjithë besimtarëve myslimanë dhe shqiptarëve kudo ku janë, Gëzuar Kurban Bajramin! Sot në Festën e Flijimit që kremton mposhtjen e egos dhe forcën e besimit në Zot, mendimet dhe lutjet e mija shkojnë në veçanti tek të pamundurit, të braktisurit, dhe të nëpërkëmburit. Mesazhi i kësaj feste dëshmon se nuk ka sprovë që nuk kalohet me besim tek Zoti dhe dashuri për Atdheun, familjen dhe njëri-tjetrin. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudo ku janë!”

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas