Basha tregon se ku ishte gjatë kësaj kohe i turret Erion Braçes: Zar i bandave të Lushnjes!

Aktualitet



               Publikuar në : 11:17 - 07/06/18 |
enton palushi

As Edi Rama dhe as Fatmir Xhafaj nuk ishin të pranishëm në nisjen e seancës së kësaj të enjteje në Kuvend. Mungesën e tyre e vuri re opozita.


Fillimisht kreu i Grupit Parlamentar demokrat, Edmond Spaho dhe më pas vetë Lulzim Basha thanë se seanca nuk mund të vijojë pa praninë e Kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm, që i akuzojnë për lidhje me krimin.

Gjatë fjalës në foltore, Lulzim Basha konfirmoi se të hënën dhe të martën ndodhej për një vizitë në Berlin, por jo për arsyet që e sulmon mazhoranca.

“Po, kam qenë në Berlin këtë të hënë e të martë, jo në vizitë klandestine siç thoni ju, as të paguar me milionat e drogës, por i ftuar nga autoritetet më të larta gjermane për të diskutuar shqetësimin e tyre se situata politike në vend, 6 javë pas largimit të Ramës nga Berlini, jo vetëm që nuk ka shkuar drejt përmirësimit, por drejt përkeqësimit, që u lirua Saimir Tahiri dhe e njëjta skemë po ndiqet për të shpëtuar vëllezërit Xhafaj”, deklaroi ai.

Basha i ka kërkuar kreut të kuvendit Gramoz Ruçi që të ndërpresë seancën derisa të vijnë dy titullarët e qeverisë.

“Saimir Tahiri u lirua dhe e njëjta skemë po ndiqet për të mbrojtur vëllezërit Xhafaj.  Në këto kushte është e pamendueshme që Bundestagu dhe cilido institucion europian të realizojnë atë që kërkojmë, negociatat. Zoti kryetar! Pezullo seancën! Thirr këtu Edi ramën dhe Fatmir Xhafajn”, u shpreh Basha mnë seancë.

Ndërkohë nuk kanë mumnguar as replikat e Bashës me deputetët e mazhorancës, e sidomos me Erion Braçen.

“Hajde këtu se ta tregoj unë, ti zar i bandave të Lushnjes”,– iu drejtua Basha-Braçes.

Ruçi ka kërkuar vazhdimisht lirimin e foltores nga Basha, por ai nuk është larguar i mbështetur nga deputetët e opozitës. Seanca është ndërprerë për 10 minuta.

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas