Politika

Basha sulmon edhe ndërkombëtarët: 5 banda kriminale kërkojnë shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha shprehet kundër shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Ashtu sikurse edhe ish-Kryeministri Sali Berisha, Basha renditet në anën e kundërshtarëve të kësaj ideje.

Kryedemokrati shkon më tej duke thënë se ideja për shkëmbim territoresh mbështetet nga pesë banda kriminale që veprojnë në veri dhe në jug të lumit Ibër.



“Propozimi për shkëbimin e territoreve është lëgjitimim i aventurierëve dhe legjitimim i pesë bandave të krimit të organizuar në veri dhe në jug të lumit Ibër”, u shpreh Basha.

Cilat janë këto banda kriminale që mbështesin shkëmbimin e territoreve? Kreu i demokratëve nuk përmendi asgjë konkrete, por shtoi se pretendimet për mosfunksionimin e territorit të Kosvës janë vetëm një alibi.

“Në qoftë se ka vullnet politik për të çmontuar këto pesë banda të krimit të organizuar në jug dhe në veri të lumit Ibër, atëherë alibia e fundit për mosfuksionim të territorit të Kosovës bie”, tha Lulzim Basha.

Kryedemokrati këto deklarata i bëri konferencën ballkanike të grave të organizuar nga LDGSH dhe Forumi i Gruas në PPE.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u ka bërë thirrje ndërkombëtarëve për të ndërhyrë në ndryshimin e gjendjes në Shqipëri.

Krydemokrati ka vazhduar të denoncojë gjendjen në të cilën ndodhet vendi, sipas të cilit, kontrollin e ka marrë krimi përmes bashkëpunimit me politikën. Dhe për këtë akuzon Kryeministrin Edi Rama dhe qeverinë.

“Krimi kontrollon qytetet, lagjet e qyteteve. Është krimi që kontrollon territorin dhe ekonominë, qeveria nuk e ka më kontrollin e territorit dhe ekonomisë”, tha Basha në konferencën ballkanike të organizuar nga LDGSH në bashkëpunim me Forumin e Gruas në PPE.

Gjatë fjalës së tij, Lulzim Basha nuk foli me emra konkretë, por tha se askush nuk u beson më fjalëve të zyrtarëve të caktuar të Bashkimit Europian që vazhdojnë të përkrahin Kryeministrin dhe reformat e qeverisë përmes shprehjeve të përsëritura.

“Nuk mund të vazhdojmë më kështu. Kusht kryesor është ndarja e Shqipërisë nga krimi. Askush nuk ka nevojë në këtë vend dhe askush nuk i merr seriozisht ata që janë bashkëpërgjegjës në këtë situatë, ata që kanë lejuar Edi Ramën të përqëndrojnë në një dorë gjithë pushtetet. Askush nuk i ha më frazat për thellim dhe intensifikim të reformave, sepse institucionet i ka kapur krimi. T’i bëjmë thirrje atyre që flasin në emër të Europës, mos na gënjejnë më. Mos të flasin me patetate në gojë, por ta thonë qartë. Europa nuk i toleron politikanët e lidhur me krimin. E kanë thënë qartë drejtues të lartë të politikës gjermane, është koha ta thonë të gjithë”, deklaroi kryetari i Partisë Demokratike.

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas