Politika

Basha: Pse Maqedonisë i hapen negociatat pa kushte dhe Shqipërisë jo!

Kreu i opozitës Lulzim Basha, ka deklaruar gjatë ditës së sotme në Kuvend, se arsyeja e vetme që Shqipërisë nuk i hapen negociatat është Edi Rama.

Sipas tij një kryeministër i lidhur me krimin, nuk mund të krijojë asnjë hapësirë për të ardhmen Europiane.



Deklarata e Bashës:

“Pse Bundestagu rekomandon hapjen pa kushte te negociatave per Maqedonine dhe jo për Shqipërinë? Cili është ndryshimi që Maqedonisë i rekomandohet hapja e negociatave pa kushte nga Bundestag-u dhe Shqipërisë i vendosen kushte të rënda të paprecedentë për asnjë vend tjetër të Ballkanit?

Cila është arsyeja???

Arsyeja është një dhe vetëm një: Edi Rama.

Një kryeministër i lidhur me krimin dhe i zhytur ne krim, që kryeson sot një qeveri rekord të korrupsionit.

Një qeveri e cila ia ka dalë në vetëm tre vite e gjysëm ta kthejë Shqipërinë në prodhuesin më të madh të emigracionit për frymë në planet.

Më shumë emigrantë largohen nga Shqipëria si përqindje e popullsisë se nga çdo vend tjetër i botës duke përfshirë Sirinë, Afganistanin dhe vendet e tjera të luftës civile e të mënxyrave të tjera që s’mund t’i rrokë mendja njerëzore.

Përse? Sepse ky ka kryer një krim të pafalshëm , jo thjesht ka destabilizuar shkatërruar ekonominë, jo thjesht dhe vetëm ka mbyllur ditë për ditë qepenat e bizneseve që nuk përballojnë dot taksat, tarifat më të larta në Europë, për popullin më të varfër të Europës.

Jo thjesht dhe vetëm e ka shndërruar Shqipërinë në Kolumbinë e Mesdheut, në Kolumbinë e Europës”.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas