Kryesore

Basha paralajmëron zhvillime: Së shpejti do të bëhet publike…

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi ka ndërprersë seancën, por kryedemokrati Basha nuk e ka ndërprerë fjalën e mbajtur në Kuvend.

“…Ky është një Kuvend kur mazhoranca po të kishte nderin, do të ishte çuar në këmbë dhe ta zbonte Fatmir Xhafajn… Tradhtarët e shqiptarëve janë Agron Xhafaj, Fatmir Xhafaj, Saimir Tahiri dhe Edi Rama…”, tha Basha.



Kryetari i demokratëve tha gjithashtu se dëshmitarit X po përpiqen t’i mbyllin gojën qoftë edhe duke i ofruar “milionat e drogës”.

“Gojën opozitës nuk ke për t’ia mbyllur ti as me metodat e vjetra dhe as me metodat e reja, prandaj unë do të vazhdoj deri në fund fjalën time këtu për çështjen e vetme që ka ky parlament dhe nëse do të japësh kontributin tënd me lër të vijoj fjalën, nëse do të vazhdosh ritualin e ndaljes së fjalës së opozitës atëherë pa dyshim unë do të vazhdoj me mjetet që as Sigurimi i Shtetit dhe askush tjeter nuk mund ta pengojë…”, tha Basha duke ftuar qytetarët që ta ndjeklin fjalën e plotë në Facebook.

Basha tha se e gjithë policia është vënë pas dëshmitarit X.

“Nga e mori vesh kush është dëshmitari X, kur audo-përgjimi nuk paska qënë autentik,” pyeti Basha.

Ditët në vijim, Basha tha se do të bëhet publike struktura e plotë mafioze e shtetit të Edi Ramës.

“Largimi i kontrolluar i Agronit është pjesë e kësaj skeme…”, tha Basha.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas