Kryesore

Basha paralajmëron: Nëse i vini minat Teatrit, përgjigjemi me luftë! ‘Fusha’ nuk do i gëzojë paratë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha zhvilloi sot një bashkëbisedim me gazetarët, ku u rikthye të flasë edhe njëherë për ligjin për Teatrin.

Basha theksoi qëndrimin e pandryshuar të Partisë Demokratike, për të mos u dorëzuar në përpjekjen për të mbrojtur Teatrin Kombëtar si pjesë e trashëgimisë kulturore të vendit, nga prishja e planifikuar nga qeveria.

“Ne jemi të vendosur të mbrojmë Teatrin Kombëtar nga prishja dhe tjetërsimi i pronës së tij, nga ana e oligarkëve të Edi Ramës. Ndjejmë keqardhje që asnjë institucion ndërkombëtar nuk ka reaguar për këtë çështje dhe jemi të zhgënjyer me këtë sjellje të tyre”, deklaroi Basha.



Lideri i opozitës tha se plani për prishjen e Teatrit Kombëtar është bërë nga Rama që para 20 vitesh, kur ishte Ministër i Kulturës, por atëherë nuk ia doli.

“Nuk e kuptoj se si mund të bëhet një ligj special për një individ të vetëm, apo për një kompani të vetme. Ligjet janë për të gjithë të njëjtë dhe ne nuk mund të votojmë në mënyrë antikushtetuese një ligj të posaçëm, për të favorizuar lakejtë e Edi Ramës, që synojnë të pastrojnë paratë e drogës. Plani i Ramës për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar ka nisur që para 20 vitesh, kur ai ishte ministër i Kulturës dhe tani po bën gjithçka për të realizuar këtë plan ogurzi të tij”, tha kreu i Partisë Demokratike.

Basha nuk ngurroi ta cilësojë një atentat me pasoja të rënda për lirinë e pronës dhe shëndetin e qytetarëve shqipatrë, kalimin e këtij ligji në mungesë të Gjykatës Kushtetuese.

Ai vijoi edhe më tej, duke paralajmëruar kompaninë që pritet të ndërtojë Teatrin e ri, Fusha shpk, se nuk do të gëzojë aspak këto “dhurata” që po merr nga qeveria në mënyrë të paligjshme.

“Ne kemi paralajmëruar arkitektin Bjorke Ingels se do të shpallet “non grata” në Shqipëri, dhe sot dua t’i çoj një paralajmërim të qartë kompanisë Fusha shpk. Ju them se nuk do të gëzojnë asnjë qindarkë që do të përfitojnë nga kjo aferë, sepse do t’i nënshtrohen një ligji të posaçëm antimafia dhe do t’u sekuestrohet çdo e ardhur nga kjo veprimtari dhe veprimtari të tjera kriminale të tyre”, deklaroi Basha.

“Kjo aferë do t’i marrë me vete në gropën që duan të hapin në mes të Tiranës”, tha Basha.

“Kjo është prova gjenerale për t’u shpallur pasha i pashallëkut të Shqipërisë. Nëse lejoimë një ligj special të grabisë pronë publike për t’i dhënë pa garë një aktori të dyshuar mundësinë të futojë 205 milionë euro, ndërkohë që s’ka Gjykate Kushtetuese, do të thotë që nesër ky njeri mund të bëjë gjithçka… Atyre horrave të Policisë Bashkiake që çon për të hapur vrima në muret e vjetra dua t’i kujtoj kryetalibanit që qendrat e disa qytetareve evropiane u rrafshuan në Luftën e Dytë Botërore dhe i ringritën për të mbajtur gjallë trashëgiminë kulturore. Popullit i lind e drejta të rezistojë me të gjitha format dhe menyrat për të parandalaur që neser fati i teatrit t’i vije te shtëpia e tyre, vendi i punës dhe liritë e tyre. Nëse guxoni t’i vini minat teatrit, minat do ua vemë edhe kullave tuaja me ligj. Ky paralajmërim vjen edhe për ndonjë bankë që mendon se mund te investoje në këtë projekt, ndonëse kam bindjen se këto janë paratë e Toyota Yaris apo Seat…”, tha Basha.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas