Politika

Basha paralajmëron: Audio-përgjimi do vlerësohet jo autentik me vulë të prokurorisë Rama-Xhafa-Marku

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tregoi sot përmes një konference për shtyp se si Prokuroria, sipas tij, po e mbron Agron Xhafajn, vëllain e ministrit të Brëndshëm, Fatmir Xhafaj.

“1) Prokuroria nisi ceshtjen per trafik droge ndaj Agron Xhafës vetem pasi ai u largua nga Shqiperia. 2) Dërgoi për ekspertim materialet që i caktoi Edi Rama dhe ia dorëzoi të gatshme nëpërmjet Agron Xhafajt. 3) Dërgoi për ekspertizë materialet e çështjes atje ku urdhëroi Edi Rama, duke mos guxuar që të zgjidhte ajo vetë Laboratorin se ku duhet të kryhet ekspertiza, dhe duke mos përdorur edhe precedentët e mëparshëm të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar (FBI).



4) Nuk guxoi kurrë të verifikonte tabulatet telefonike të Agron Xhafajt apo qelizat telefonike të tij për të përcaktuar nëse Albert Veliu (dëshmitari X) dhe Agron Xhafaj, kanë komunikuar apo jo sëbashku, dhe nëse kanë qenë apo jo në të njëjtën vendndodhje ditën dhe orën e realizimit të përgjimit ambiental. Do të mjaftonte kjo për të qartësuar se audio-përgjimi ka dy protagonistë, Albert Veliun që e pranon me zë e figurë, dhe Agron Xhafajn të fshehur me urgjencë me urdhër qeveritar…”, tha Basha. Ai paralajmëroi se
rezultati i hetimit është i paracaktuar.

“Të dhënat tona të besueshme, të konfirmuara edhe nga disa burime, përfshirë partnerët ndërkombëtarë, konfirmojnë se Fatmir Xhafaj ka paracaktuar rezultatin final të hetimit.
Ashtu siç ka urdhëruar dhe paralajmëruar edhe Edi Rama:
– audio-përgjimi do të vlerësohet jo autentik, kësaj here edhe me vulë të prokurorisë Rama-Xhafa-Marku;

– zëri i Agron Xhafajt do të dal zëri i Arta Markut;
– trafiku i drogës do të konsiderohet eksport bananesh;
– trafikanti Agron Xhafaj do të shpallet aktor e më pas qytetar nderi;
– Fatmir Xhafaj do të kurorëzohet Ministër kampion në luftën ndaj trafikut të drogës”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas