Kryesore, Politika

Basha njeh zyrtaren amerikane me vetingun e politikanëve

Kryetari i PD, Lulzim Basha, priti në një takim Zv. Ndihmës Sekretaren e Shtetit, Elisabeth Millard, të cilën e njohu me përkeqësimin e të gjitha standarteve të demokracisë dhe kapjen e shtetit nga krimi i organizuar në Shqipëri.

Në njoftimin e zyrës së shtypit të PD thuhet se kreu i opozitës e njohu Krye Zv. Ndihmës Sekretaren e Shtetit, Elisabeth Millard, me nismën e opozitës për vettingun e politikës, për pastrimin e Parlamentit, Qeverisë dhe institucioneve të tjera shtetërore nga politikanë të korruptuar dhe të lidhur me krimin.



Basha nënvizoi se ky është një proces pastrimi, që nuk pengon hetimet e drejtësisë për politikanët dhe zyrtarët e lartë. “Në një vend ku krimi dikton vendimarrjen – theksoi zoti Basha – nuk mund të flitet për institucione të pavarura dhe standarde demokratike”.

Kreu i opozitës shprehu vendosmerinë për t’i shkuar deri në fund pastrimit të politikës nga krimi duke kërkuar ndihmën dhe mbështetjen edhe të SHBA në këtë proces jetik per vendin dhe të ardhmen e vendit.

Kryetari i Partisë Demokratike shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e jashtëzakonshëm të SHBA për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit dhe ndau me zyrtaren e lartë amerikane vlerësimin e tij se roli dhe vëmendja e SHBA ndaj zhvillimeve në rajon është e një rëndësie përcaktuese për të ardhmen euro-atlantike dhe europiane të Ballkanit Perëndimor.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas