Kryesore, Sport

Basha mbërrin në Selanik, tifozët e presin në aeroport me fanellën e Vangjelit

Migjen Basha ka mbërritur sot në Selanik, për të firmosur kontratën me skuadrën e Aris pjesë e të cilës do të jetë në vijimin e karrierës së tij. Mesfushori shqiptar është pritur nga tifozët e Aris dhe emdiat greke që në aeroport, ku ka treguar se vjen me bindjen për të ndihmuar ekipin.

“Do të jap 200% për ekipin dhe të gjithë bashkë të bëjmë më të mirën për klubin. Ka mbetur vetëm vizita mjekësore por gjithçka është në rregull, nesër është firma”, ishin fjalët e Bashës, prezantimi i të cilit do të behet gjatë ditës së nesërme.



Ultrasit e Aris e kanë pritur me shumë entuziazëm futbollistin shqiptar, duke i vendosur në qafë edhe shallin e klubit ndërsa bënin foto me të. Ndërsa binte në sy një tifoz shumë i veçantë mes tyre, pasi mbante veshur fanellën e një lojtari që ka dhënë kontributin e tij për shumë vite te ky klub, Kristi Vangjelit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas