Kryesore

Basha: Kemi depozituar projektin e vetingut për politikën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për mediat ka hedhur dhe një herë akuza kundër qeverisë, duke e quajtur të lidhur me krimin.

Basha shtoi se ka vetëm një mënyrë për të hequr lidhjen e politikanëve nga krimi është vetëm vetingu, duke shtuar se projektligji është depozituar në Kuvend.



Në një bashkëbisedim me gazetarët Basha paralajmëroi një aksion të fuqishëm politik.

“Së bashku me vettingun është i nevojshëm edhe një aksion popullor. Opozita është pro pastrimit të drejtësisë dhe politikës nga krimi. Ligji që sapo kemi dorëzuar në kuvend ka për qëllim që ministri i brendshëm, ai i drejtësisë por edhe kryeministri të mos ketë lidhje me krimin. PD shqiptarët kanë shpenzuar shumë energji këto 5 vite për të luftuar kriminelët që futi në politikë Edi Rama. Na është dashur të kohë dhe energji për të larguar kriminelët e Ramës dhe akuzat tona janë vërtetuar. Shqipëria qeveriset nga bandat dhe bosët e krimit të organizuar, qeveria ka rënë. Nuk mjafton vetëm vettingu i poltikëanevë, por edhe një aksion i fuqishëm popullur janë të domosdoshme”, tha Basha.

Më tej, ai u pyet nëse do të negociojë me mazhorancën, por Basha është shprehur se ligji është i njëjtë me atë të gjyqtarëve dhe është depozituar për votim tashmë. “Ligji është negociuar një herë, ky është një ligj i njëjtë me atë të gjyqtarëve. Gjuha e ligjit është e njëtë. Nuk ka mbetur asgjë për t’u negociuar. Kjo ose votohet ose rrëzohet. Ne do të votojmë pro”, tha Basha.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas