Kryesore

Basha i kujton të shkuarën Arta Markut: Ke histori me…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në deklaratën e tij për mediat, ka akuzuar kryeprokuroren Arta Marku se ajo po punon si hetuesi i Edi Ramës. Basha po ashtu  i kujtoi të shkuarën dhe tha se Marku ka një të shkuar të njollosur dhe ka hequr të drejtat padrejtësisht qytetarëve.

“I bëjmë thirrje prokurorisë që të ndalë menjëherë këtë gjë dhe të lërë të lirë të gjithë të arrestuarit.  Ajo ka një të shkuar të njollosur nga kufizime të padrejta të lirisë së qytetarëve. Të ndalë menjëherë së vepruari si hetuesi politike e Edi Ramës. 



Prokuroria duhet të shpallë prioritet kombëtar luftën kundër drogës, dosjet e Saimir Tahirit, Dakos, Gjiknurit, Beqajt, Balilit, Habilajt, dhe kriminelëve të tjerë, që duhet të jenë fokusi i saj”, deklaroi Basha.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas