Kryesore

Basha akuzoi Ballën: Kapet në Durrës “Tojota Jaris”, sa milionë euro u gjetën

Kapet në Portin e Durrësit një mjet tip  ‘Tojota Jaris’ pa targa, brenda të cilit ishin fshehur  1.5 milionë euro,  prerje 100-she.

Kujtojmë që kreu i PD-së, Lulzim Basha akuzoi  3 ditë më parë Tauant Ballën gjatë seancës së Kuvendit se do t’i mbërrinin miliona euro në Toyota Yaris, si para droge të trafikuara prej tij.



Balla, ishte duke qeshur, teksa Basha fliste për negociatat, ndërsa përgjigja e Bashës ka qenë: “Qesh ti qesh, zgërdhiu! Ai që po zgërdhihet më shumë ka qenë para tri ditëve në Shqipëri.

Ai zgërdhitësi ka marrë “Toyta Yaris”-in. Por t’u zbulua Toyota”, bashkë me 1.5 milion euro të drogës brenda. Sepse zgërdhitësi thoshte s’kemi probleme, s’kemi drogë, reformat po ecin, krimi po luftohet, ekonomia po ecën, ku në fakt e vërteta është ajo që di çdo shqiptar e nuk ka nevojë ta thotë opozita.”, akuzoi Basha.

Burime të Fax News bëjnë me dije se mjeti së bashku me 1.5 milionë euro është gjetur sot gjatë një kontrolli në portin e Durrësit. Po sipas këtyre burimeve thuhet se mjeti ka ardhur nga Belgjika drejt Portit të Durrësit. Nuk ka ende asnjë të dhënë se kujt do t’i dorëzohej ky mjet, i cili kishte të fshehura brenda 1.5 milionë euro.  Ndërkohë Fax News ka zbardhur dhe targën e Bizarkws që kreu transportin e mjetit të bllokuar me sasinë e parave e cila është  AA120 SP AFR 559.  (E.V/Faxweb.al)

Basha për “Toyota Yaris” on Vidnews.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas