Kryesore, Politika

Basha: 5 kompani kontrollojnë gjithçka, Rama po pastron paratë e drogës…

Në një takim me të rinjtë në PD, duke kujtuar eksodin e 2 Korriku të 28 viteve më parë, Lulzim Basha është shprehur se refuzimi i hapjes së  negociatave është shenja që ende po vuajmë nga izolimi.

Ai ka akuzuar qeverinë e Ramës për moshapjen e negociatave, duke shtuar se vegla e tij është krimi dhe se ai është i përfshirë në pastrim parash.



“Moshapja e negociatave është shenja e izolimit që ne po vuajmë sot. Moshapja nuk është bërë nga të rinjtë, por qeveria, ajo e ka mbyllur derën e Evropës. Evropa e ka thënë të qartë mesazhin për hapjen e negociatave.

Këto 5 vite Rama është faktuar si kryeministër i lidhur me drogën.

Këtej mburren se nuk ka hashash, por e patë që ka. Tani ata kalojnë të pastrimi i parave, prandaj mbushen me euro “Toyota”. Prandaj e do teatrin që të pastrojë para, paratë e Ramës janë para krimi.

Sistemi kriminal shpërblen gjakatarët e të fortët por lë pas njerëzit me aftësi. Askush më shumë se rrini nuk e vuan këtë.

2010 e mbani mend? Shqipëria hoqi vizat, na lejuan pasi kaluam disa provime të vështira.  120 detyra të kontrolluara një për një.

Çfarë duhet të bëjmë tani? Se kjo gjendje është e papranueshme se është vdekja e kombit…

Edi Ramën e mban në pushtet krimi, krimi është vegla e tij.

Më vjen keq që ka pasur investime Don Kishotesk, nga ndonjë i huaj, që është vegla e Ramës.

Problemi është krimi, kapja e drejtësisë nga krimi dhe ekonomia e vendit.

Nëse do vazhdojmë të ke mi ministra të lidhur me krimin, dhe një kryeministër të kapur nga krimi, një drejtësi që nuk ndëshkon politikanë t e lidhur me krimit.

PD nuk bashkëpunon me qeverinë e krimit dhe të drogës, PD e ka bërë punën e saj për hapjen e negociatave, e ka parë Evropën në sy dhe i ka thënë: kështu është e vërteta. Në do vazhdojmë të bëjmë detyrën tonë, të çlirojmë politikën nga krimi, por kjo nuk vjen duke e falur Ramën, por duke i treguar atij derën.

Vetëm çlirimi i politikes nga krimi na çon në hapjen e negociatave.

5 kompani kontrollojnë gjithçka, 5 oligarkë që marrin gjithçka… me ne kjo do të marrë fund”, deklaroi Basha.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas