Kryesore, Sport

Barcelona nuk ndalet, arrin marrëveshjen me kampionin e botës

Adrien Rabiot është shumë pranë nënshkrimit me Barcelonën.

Është  gazeta spanjolle, “Mundo Deportivo” e cila raporton se Barcelona i ka ofruar Rabiot një pagë prej 10 milionë euro në sezon dhe Paris Saint-Germain po tenton që të afrohet me propozimin e katalanasve, ndonëse mbeten ende 2 milionë euro më poshtë.



Përpjekja e fundit e parisienëve është rritja e incentivave, e përkthyer në bonuse, që lidhen me arritjet e klubit.

PSG po tenton gjithçka për të mbajtur futbollistin, edhe pse marrëdhënia mes dy palëve po tensionohet gjithmonë e më shumë.

Rabiot po refuzon nënshkrimin e rinovimit të kontratës në “Parc des Princes”, me zemrën e tij që kërkon të transferohet te ekipi blaugrana.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas