Sport

Barcelona në hall, Xavi i ka shkaktuar një dëm prej 300 milionë eurosh

Kanë kaluar tre vjet nga largimi i tij për në Katar dhe Barcelona nuk ka arritur ende të mbushë boshllëkun e lënë nga ish kapiteni. Titujt kanë vazhduar të mbërrijnë, si më parë, por loja e prodhuar nga katalanasit nuk është më e tillë, që bie menjëherë në dashuri me të, si më parë. Deri më tani, përpjekja nga ana e drejtuesve për të mbushur boshllëkun e lënë nga Xavi nuk ka qenë e papërfillshme, sepse Barcelona tashmë ka shpenzuar 265.25 milionë euro për të afruar mesfushorë të ndryshëm. Kanë ardhur Arda Turan, Andre Gomes, Denis Suarez, Paulinho, Philippe Coutinho dhe Arthur Melo, por askush nuk ka mundur të bëjë që të harrohet Xavi.



Paulinho dhe Coutinho bënë më të mirën për ta rikthyer sërish të fortë mesfushën e Barcelonës, por nuk ja dolën dot dhe braziliani tashmë është rikthyer në Kinë. Turan dhe Gomes, nga ana tjetër, nuk kanë arritur të përmbushin pritshmëritë, ndërsa Suarez vazhdon të presë ende një mundësi. I fundit që ka mbërritur është Arthur Melo dhe nuk ka pasur rastin të provojë nëse mund ta kthejë klubin katalanas në stilin e vjetër, atë që dominonte futbollin evropian. Ai është krahasuar me Xavi-n për shkak të lojës së tij kolektive dhe aftësisë për të krijuar hapësira, por mbetet për t’u parë nëse ai do të jetë në gjendje të përmbushë pritshmëritë.

Drejtuesit po punojnë që të transferojnë një tjetër mesfushor për këtë verë. Emrat më të preferuar janë Adrien Rabiot dhe Frenkie de Jong. Në çdo rast, siç është merkatoja, ajo që duket e qartë është se ai që vjen nuk do të kushtojë më pak se 30 milionë, që do të thotë se investimi i Barcelonës për mesfushorë, që nga viti 2015, do të ishte rreth 300 milionë euro. Shumë e jashtëzakonshme për të gjetur zëvendësuesin e Xavi, kërkim i cili ende vazhdon.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas