Kryesore

Banda ‘’Keçi’’: Kush është trafikanti që u arrestua sot, në kërkim prej 1998-tës

Policia ka arrestuar dy shtetas shqiptarë që ishin shpallur në kërkim prej vitesh nga drejtësia italiane dhe ndaj të cilëve kishte urdhër-arresti për krijim grupi të strukturuar kriminal me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike.

Operacioni i kryer në Shqipëri, u mbyll në Itali pas një hetimi të koordinuara nga Prokuroria e Triestes, në bashkëpunim me Antidrogën, zyrën ndërlidhëse të policisë shqiptare në Bari dhe shërbimit të bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë.



Dy shtetasit shqiptarë, Astrit Keçi dhe Shkëlqim Sufja, u zunë në befasi në banesa të mbrojtura, që i përdornin për të fshehur praninë e tyre në Shqipëri.

Ata në vitin 2006 ishin kthyer në Shqipëri për t’iu shmangur kapjes pas një sërë hetimesh të kryera më 1998 dhe në 2006 si dhe ndaj masave të nxjerra ndaj tyre nga autoritetet gjyqësore në Milano dhe Rimini.

Nga hetimet del se që të dy ishin figura kyçe të të ashtuquajturit “grupi Keçi”, që vepron në Shijak.

Grupi Keçi konsiderohet si një prej organizatave kryesore të trafikut ndërkombëtar të drogës./FaxNews

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas