Kryesore

“Banda e Bajrëve ka blinda dhe mitrolozë, askush nuk shkel aty”

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e ndal dozën e akuzave në drejtim të qeverisë ‘Rama’. Ndaj edhe këtë herë në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’ ka publikuar mesazhet e dy qytetarëve dixhitalë, të cilët denoncojnë situatën në Shkodër.

Sipas Berishës bandat në Shkodër janë të lidhura me kryeministrin Edi Rama, ndërsa shtoi se policia e Tiranës ka shkuar në kryeqendrën e Veriut vetëm për teatër.



Ndërkohë, një prej qytetarëve shkruan se terrori në Shkodër është organizuar nga qeveria, njësoj si terrori i vitit 1997 në Tropojë. Po ashtu ai theksoi se bandat bëjnë ligjin në këtë qytet dhe drejtojnë policinë. Mes të tjerash qytetari i shkruan Berishës se në Dobraç banda e Bajrve disponon blinde dhe mitroloza dhe askush sipas tij nuk guxon të shkelë në atë vend.

DENONCIMET TEK BERISHA
Terrori i narkobandave ne Shkoder eshte i lidhur me Norigen!
Policia nga Tirana ne Shkoder per teater!
Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital. sb
“Përshëndetje Dr ky terror ne Shkoder është i organizuar nga qeveria njëlloj si terrori i vitit 1997 ne Tropoje. Bandat e Shkodrës varen direkt nga Kryeministri Rama urdhërojnë dhe bëjnë ligjin ne drejtorinë e policisë si dhe kane ne postet me te rëndësishme te saja njerëzit e vet qe prishin çdo prove te vrasjeve seriale prandaj askush nuk arrestohet. Ne Dobraç banda e Bajrve disponon blinde mitroloza dhe te gjitha mjetet tjera nuk guxon kush me shkel aty. Forcat qe erdhën dje nga Tirana vetëm sa bane demonstrim ne qytet por nuk shkelen, nuk u afruan ne zonat e tete bandave qe sundojnë qytetin. Doktor duhet zgjidhje.”
“Doktor unë qe po të shkruaj jam me adresë false dhe jam nga Shkodra.. Ne lidhje me ngjarjet kriminale ne Shkodër si ka mundësi qe vijnë 10 furgona. policiet ne 10 te natës edhe RENEA e FNSH ne aksion dhe prapë se prapë nuk ka as arrestime e asgja.. i baj thirrje drejtorit te policisë Ardi Veliu mos hajde me ardh me hanger darka qyl.ne lokalet e Shkodrës por jep rezultate se nesër pasnesër e kena rrallen ne te pafajshmit me gjoba, kërcënime dhe shantazhe ..reagoni se situata sa asht nxeh ne Shkodër.”

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas