Sport

Baloteli: Më ka marrë malli për Italinë

Mario Baloteli ka filluar ta ndiejë nostalgjinë për Italinë. Sulmuesi me prejardhje ganeze luan aktualisht në Angli për Mançester Sitin, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që të rikthehet në Serie A, ku pati eksperiencë të suksesshme me Interin. “Këtu në Angli, shtypi i skandaleve shkruan gjithçka dhe e ekzagjeron gjithmonë. Në Itali është ndryshe. Unë jam 21 vjeç dhe në dy vitet e fundit jam larg shtëpisë. Po kaloj mirë, përkundër disa vështirësive. Por, këtu nuk kam shokë të vërtetë. Nëse do të lëviz nga Anglia, do të kthehem në Itali”, deklaroi lojtari italian, për të cilin interesim ka shfaqur Milani, por edhe Interi.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas