Kryesore, Politika

Balla nuk paraqitet në seancë, Shkëlzen Berisha: Shpresoj të mos ketë qënë…

U zhvillua sot seanca e radhës për padinë e Shkëlzen Berishës ndaj Taulant Ballës.

Ky i fundit nuk ishte i pranishëm në seancë, ndërsa djali i ish-kryeministrit Berisha kërkoi dënimin e Ballës për deklarimet e bëra në komisionin hetimor për privatizimin e CEZ.



Kjo është përballja e radhës me shpifësin Taulant Balla. Shpresoj të mos ketë qenë në ndonjë Komisariat duke liruar, ndonjë përdhunues”, tha Berisha

Sipas Shkëlzen Berishës, “Balla e publikoi këtë dokument që përmbante të dhëna personale, në kohën kur ishte kryetar i komisionit parlamentar për këtë çeshtje”.

Bëhet fjalë për një dokument që kreu i grupit PS-së e publikoi në adresë të tij të Facebook dhe i referohet një pagese prej 200 mijë euro të marra nga shtetasi Ismail Mulleti nga djali i ish kryeministrit.

Berisha pretendon se Balla e publikoi këtë dokument me të dhëna personale në kohën kur ishte kreu i komisionit hetimor parlamentar për çështjen CEZ.

Gjykata caktoi më datë 27 nëntor seancën e radhës.

/Ora News.tv/

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas