Politika

Balla: Ja çfarë fshihet pas sulmeve të PD-së

Prej disa ditësh, Partia Demokratike ka ndërmarrë një fushatë të njëpasnjëshme denoncimesh në drejtim të kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

PD e akuzon Ballën për lidhje të ngushta familjare me Edmond Begon, i cili u arrestua disa ditë më parë nga autoritetet greke në Igumenicë, por që sot u lirua pas ardhjes së letrës nga Interpol Roma, ku saktësohet se nuk ka asnjë çështje ligjore të hapur në Itali.



Përtej kësaj ajo që tërhoqi vëmëndjen mediatike ishin akuzat e njëpasnjëshme të selisë blu në drejtim të Taulant Ballës.

Por mesa duket sulmet e PD-së kanë një tjetër qëllim. Duke qënë se disa kohë më parë emri i Taulant Ballës u lakua edhe në media që mund të zëvëndësonte Fatmir Xhafajn, në krye të ministrisë së Brendshme, PD ndërmerr një fushatë denoncimesh në drejtim të Ballës.

LEXO EDHE:  Balla sfidon opozitën/ Përgjigjet “flakë për flakë” Edi Paloka

Në një prononcim për CNA.al, Balla ka reaguar pas akuzave të PD dhe aksioneve politike të CNA.al.

Numri dy i PS, ka mohuar se mund të jetë ai ministri i ardhshëm i Punëve të Brendshme, dhe i ka drejtuar edhe një mesazh kolegëve të selisë blu.

“I thoni kryeredaktorit tuaj Elvi ti thotë miqve dhe ish-miqve të tij në PD se nuk do të bëhem ministër, por do të vazhdoj t’i shpartalloj Lulin, Mondin & Co në parlament.” -tha ndër të tjera Taulant Balla.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas