Kryesore, Politika

Balla i zë kamerën Bashës me dy gishta, Braçe nxehet në komision

Java e nxehtë politike plot akuza e debate është shoqëruar edhe me momente gazmore.

Rubrika humoristike e emisionit “Kjo Jave” në News24, nuk ka lënë pa kapur momentet më pikante të një jave ku audiopërgjimi i vëllait të ministrit Fatmir Xhafaj ka qenë kryefjala.



Një moment gazmor është kur në dalje të konferencës së jashtëzakonshme për shtyp, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj i thotë nëpër dhëmbë deputetit tjetër Gazmend Bardhi: “Gazi dil nga ana tjetër, nga ana e televizorit”. Të njëjtën gjë i thonë edhe gazetarët kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, pas daljes nga seanca parlamentare: “Zonja Kryemadhi bëni pak më përpara”. “Pak më përpara, ku doni ju?”, i përgjigjet ajo.

Një tjetër moment pikant është kur kryetari i PD, Lulzim Basha, hap në lidhje LIVE në Facebook të xhiruar me celular, pasi kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ndaloi fjalën. Pikërisht në këtë moment, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka dalë përpara kamerës duke drejtuar dy gishtat (simbol i PD) në mënyrë ironike.

Nuk ka shpëtuar as reagimi me nerva i deputetit Erion Braçe gjatë komisionit ku u drejtohet deputetëve të PD: “Si të doni më, unë jua krijova mundësinë të flisni. Ju s’doni. Ikni, çfarë t’ju them”. Po ashtu dhe kur i drejtohet një zonje në krah: “O zonjë, po boll mi boll. Boll tani. Po flas unë, a ka mundësi të flas unë”.

 

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas