Kryesore

Balla-Bashës: Do çojmë në Gjykatë një padi të tretë për gojën tënde të përdalë

Një ditë pasi deputeti socialist Taulant Balla i nxori në Kuvend foton me vëllain e një prej personave të shpallur në kërkim si porositësit e makinave “Toyota Yaris”, ku u gjetën 3.4 mln euro, ka reaguar kryedemokrati Basha.

Në një deklaratë për mediat, ai tha se me këtë veprim, deputeti socialist ka treguar se është kapondanda, ndërsa tregon edhe se e ku e ka gjetur Balla këtë foto.



Por Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, i është përgjigjur sërish akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha, duke thënë se po bëhet vlerësimi për “çuarjen në Gjykatën e Krimeve të Rënda të një padie të tretë për gojën e tij të përdale totalisht pas vendimit të Këshillit Europian për datën e negociatave”.

Deklarata e plotë

Pas shpifjeve dhe ofendimeve të reja të Lulzim Bashës, tanimë drejtuar gjithë grupit parlamentar, ndërkohë që jemi të bindur se afera e eurove të sekuestruara do të zbardhet plotësisht pasi të kapen autorët në kërkim (me të cilët lidhja e PD është antike ndërsa e Lulzim Bashës me ta është së paku fotografike), po vlerësojmë çuarjen në Gjykatën e Krimeve të Rënda të një padie të tretë, në tre ditë, për gojën e tij të përdale totalisht pas vendimit të Këshillit Europian për datën e negociatave.
Është përditë e më e qartë se përfshirja në debatin e baltës e të llumit me të e me partinë e tij, thjesht na bën pis edhe ne duke lodhur e mërzitur shqiptarët. Ne do të përfshihemi më shumë me opozitën reale, e cila gjendet në territorin ku janë hallet e problemet e njerëzve.
Me opozitën reale që është mes njerëzve të zakonshëm që ngrenë zërin sa herë u japim mundësinë e kontaktit me ta.
Me opoziten reale që është në rrjetet sociale e mes grupeve të interesit që presin më shumë nga ne dhe kërkojnë më shumë prej nesh.
Ndërsa me Lulzim Bashën dhe esadistët e tij ne do të ndjekim gjithnjë e më shumë rrugën gjyqësore të përballjes me shpifjet e ndyra e më genjeshtrat ofenduese të tyre. Ata tanimë duhet të mësojmë të sjellin prova para publikut ose të turpërohen siç e meritojnë në sallat e gjyqeve.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas