Sport

Bale shtyn martesën, shkak vjehrri

Problemet me vjehrrin kanë prekur dhe yllin e Real Madrit. Bale po përgatitej për të kurorëzuar dashurinë e tij më parukjeren Emma në një martesë, por për shkak të problemeve më ligjin që ka vjehrri i tij, kjo gjë duket e pamundur.

Babai i bashkëshortes së tij, Martin është dënuar me gjashtë vite burg  më parë për pastrim parash. Edhe pse ai e ka kryer dënimin një shumë parash që janë zhdukur kanë sjellë përsëri tension. Vetëm pak kohë më parë makinat e familjeve të tyre u dogjën nga persona të pa identifikuar dhe i dashuri i motrës së Emmës vrau veten në rrethana ende  të paqarta.



Ata akuzojnë Martin se lidhjet kriminale që ai ka po sjellin rrezik për jetën e tyre. Midis të gjitha këtyre problemeve Bale është detyruar ta shtyjë dasmën për vitin tjetër.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas