Kryesore, Politika

“Babale”, PD: Prokuroria nuk po heton krimin, por denoncuesit

Përmes një deklarate për mediat nga selia e PD, deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj dhe Gazment Bardhi kane hedhur akuza në drejtim të qeverisë dhe të Prokurorisë për çështjen e audio përgjimit e njohur si ‘Babale’, ku pretendohet se është përfshirë vëllai i ministrit Fatmir Xhafaj në trafik droge.

Alibeaj tha se Prokuroria nuk heton krimin, po denoncuesit.



“Sot jemi para jush për të dëshmuar me prova se si Rama, përmes veglave në prokurori, nuk heton krimin, por denoncuesit. Nuk arreston trafikantin e drogës, por përndjek gazetarët. Agron Xhafaj nuk u hetua kurë, por u lejua të iki natën në Itali, sapo u publikua materiali audio se ai drejtonte trafikun e drogës. Prokuroria e Krimeve të rënda nuk ka zhvilluar asnjë hetim për trafikun e drogës”, tha Alibeaj.

“Çfarë është bërë me drogën e Tragjasë? Çfarë është bërë me personat trafikantë që shfaqen ne materialin e gazetarit? Rama ka instaluar një shtet privat mafioz”, shtoi Alibeaj.

PasPara

1 koment

  1. qe ne gjuhen e rilindjes i bie me palla e ngjala lalzi dhe kokain vlore.shto dhe 700 mijeshet ,200 mijeshet,miljonshin,20 perqindeshin,toyta yaris etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas