Kryesore, Politika

“Babale 2”, Balla tregon se kush e regjistroi videon e publikuar nga Salianji

Nga salla e seancave plenare deputeti socialist Taulant Balla u ndal sërish në çështjen “Babalja’ dhe në hetimet e prokurorisë lidhur me të.

Balla tha se nuk e di arsyen se pse sot opozita mungon në sallë, ndërsa ironizoi edhe turin në rrethe të ndërmarrë në nisje të sesionit të ri parlamentar.



“Nuk e di pse opozita nuk eshtë në sallë, turi i hoteleve ka mbaruar. Opinioni publik u njoh edhe me një seri të re, të ‘Babale 3’ dhe janë aq të paaftë sa janë zhytyr në llucë dhe vazhdojnë të llokoçiten me ca histori që nuk i beson me as Saliu,” u shpreh Balla, ndërsa në vijim u ndal edhe në videon e publikuar nga deputeti Ervin Salianji, në të cilën Fredi Alizoti, implikon edhe drejtorin e përgjithshëm të policisë.

“Transmetimi i Salianjit, i konfirmuar se u bë në oborr të SHQUP-it nga ish-drejtori i policisë bashkiake të Lulit, është një tjetër tentativë për të hedhur baltë. Të njëjtët persona të ndodhur në hall, kanë bashkëpunuar dhe hodhën për opinionin një video të re. Nuk do bëj më kallëzim se çështja është nën hetim, por ata kanë pranuar se i janë ofruar nga 100 mije euro për kokë. Vetë Alizoti pranon se ka luajtur rolin e vëllait të ministrit të Brendshëm”, u shpreh në vijim Balla, ndërsa kërkoi nga PD zyrtarisht të distancohet nga kjo cështje ose do të mbajë një gjurmë njolle të rëndë jo vetëm për vete po për gjithë historinë e saj.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas