Kryesore, Rajoni

Babai bëhet kryeministër, i biri në gjyq

isaaaVetëm pak minuta pasi Isa Mustafa u zgjodh kryeministër i Kosovës, ndaj të birit, Besnikut, nisi një proces gjyqësor në Ferizaj.

Lajmin e bën të ditur Koha Ditore.



Sipas kësaj gazete, Mustafa po gjykohet nga Gjykata Themelore në Ferizaj për disa vepra penale.

Avokati mbrojtës i palës së dëmtuar nga Besnik Mustafa, ka kërkuar që kjo çështje tani të gjykohet nga gjyqtarët e EULEX, për shkak se babai i të akuzuarit është kryeministër dhe mund të ndikojë në proces.

Besnik Mustafa, si menaxher i bankës BPB, është nën akuzë së bashku me pronarin e Air Kosva, drejtuesin e një agjencie turistike dhe drejtorin e Aviacionit Civil në MTPT.

Se për çfarë akuzohet, KD nuk e zbulon akoma, por thotë se detajet do publikohen së shpejti.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas