Sport

Azerbajxhan-Kosovë/ Mbrojtësi i Skënderbeut titullar, Rashica dhe Berisha në stol

Përfaqësuesja e Kosovës starton sot në orën 18:00, aventurën në Ligën e Kombeve. Djemtë e trajnerit Shaland do të kërkojnë fitoren e parë, në transfertë ndaj Azerbajxhanit. “Dardanët” e kanë potencialin dhe kualitetin për të dalë të parët në grup dhe pse jo për të siguruar kualifikimin në Europian.

Në sfidën e sotme, trajneri i Kosovës, ka hedhur nga minuta e parë talentin Edon Zhegrova duke lënë në stol, Milot Rashicën, i cili fundjavën që shkoi ishte protagonist te skuadra e Verder Bremen, duke realizuar një super gol nga goditja e dënimit. Në stol ndodhet gjithashtu edhe Bernard Berisha që nuk është preferuar nga trajneri. Ndërkohë që Valon Berisha është mungesa më e madhe në këtë përballje.



Titullar në këtë përballje do të jetë edhe mbrojtësi i Skënderbeut, Fidan Alit, që do të formojë dyshen e qendrë së bashku me Rrahmanin.

AZERBAJXHAN-KOSOVË ORA 18:00

FORMACIONET ZYRTARE: 

AZERBAJXHANI: Agajev, Garajev, Abasov, Pashajev, Medvedev, Madatov, Makhumodov, Gurbanov, Shejdaev, Riçard Almeida, Hysenov.

KOSOVA: Ujkani, Paqarada, Rrahmani, Aliti, Vojvoda, Kryeziu, Shala, Celina, Zhegrova, Zeneli, Muriqi. Trajner: Shaland.

Foto

1-2667

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas