Sport

Azarenka, mbretëresha e re e Melburnit


Derbin lindor në finalen e Australian Open për femra e fiton bjellorusja Viktoria Azarenka, e cila dominoi në të gjitha drejtimet numrin 4 të botës, Maria Sharapova.

22-vjeçarja e lindur nëMinsk, kur vendi i saj ishte ende nën diktatin e Bashkimit Sovjetik, bën një hap të madh në karrierë, sepse Australian Open është Grand Slami i parë në palmaresin e saj. Azarenka e nisi përballjen me ndjenjën e inferioritetit ndaj rivales ruse sepse humbi dy lojërat e para, por më pas rikuperoi në mënyrë të frikshme duke e mbyllur setin e parë me rezultatin 6-3. Freskia fizike dhe mbi të gjitha shërbimet e shpejta të Azarenkas në setin e dytë, e kthyen finalen në një takim pa histori, madje këtë e kuptoi edhe vetë Sharapova kur tabela shënonte shifrat 4-0. Takimi u mbyll me setin e dytë në shifrat 6-0 ku Azarenka i tregoi rivales Sharapova se tashmë epoka e saj po perëndon. Me këtë sukses, tenistja 22-vjeçare ngjitet për herë të parë në krye të klasifikimit botëror. Finalja tjetër, ajo e meshkujve do të luhet mes Rafael Nadal dhe Novak Djokovic sot në orën 09:30.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas