Kryesore

Avokati i Llallës: Nuk mund të flas për vendndodhjen e tij

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi sot të ndërpresë procesin e rivlerësimit për ish Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla.

Megjithatë Llalla nuk do ketë të drejtë të marrë ndonjë post si gjyqtar apo prokurori për një periudhë prej 15 vitesh.



Pas vendimit Sokol Hazizaj, avokati i ish-kryeprokurorit tha: “Sot ligji fitoi gjykata dha një vendim të drejtë. Fitoi e drejta. Sot reforma në dretjësi ka marrë suksesin e parë”.

Megjithatë Hazizaj nuk ka komentuar se ku ndodhet aktualisht Llalla.

“Për vendndodhjen e Llallës nuk mund të flas,” tha ai.

Mediat spekuluan fillimisht se Llalla mund të ndodhej në Turqi. Më vonë u publikua një foto, me pretendimin se Llalla gjendet në Gjermani së bashku me familjen.

PasPara

1 koment

  1. Nese dikush mshhihet nga drejtesia atehere vetvetiu tregon se ky njeri -nje ish prokuror shqiptare me emrin Adriatik Llalla s ben te kalon vetingun por ne Shqiperine E Rames duhet te jesh i korruptuar per te kaluar vetingun

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas