Bota

Avionët amerikanë ‘F22-Raptor’ nisin misionet ‘normale’, largohen 600 avionë rusë e iranianë






               Publikuar në : 18:19 - 15/10/18 |
mapo.al

Qiejt e Sirisë po dynden prej kohësh nga avionët rusë, iranianë dhe sirianë (të Asadit), sidomos në zonën pranë Irakut, ku ndodhen edhe trupat amerikane.


Ishte hera e parë që trupat tokësore amerikane kishin kaq shumë avionë armiq mbi krye. Kjo bëri që Amerika të dërgojë avionët e famshëm “F-22 Raptor”, që janë edhe “stealth”, (të pakapshëm nga radarët), edhe bombardues.

Pasi rrëzuan në ajër avionin sirian (rrëzimi i parë prej shumë kohësh në një dyluftim kokë më kokë), një model rus “SU-22”, në qershor të 2017, “F-22 Raptor”-ët amerikanë vazhduan të patrullojnë nëpër qiej, duke lëshuar rregullisht municione e furnizime për trupat e tyre.

Sipas Pentagonit, ky mision ka përfunduar ditët e fundit. Dhe rezultati  është që trupat ruse, iraniane dhe siriane, kanë larguar rreth 600 avionë luftarakë që qarkullonin në atë zonë. Më saktë, 587.

Avionët “F-22 Raptor” vazhdojnë të jenë të padiktueshëm, siç u vërtetua dhe nga sulmi i fundit që u krye kundër forcave të qeverisë së Asadit.

Teksa amerikanët “F-22 Raptor” vazhdonin punën me bombardime, kundra-ajrorët sirianë (modele ruse) u panë të qëllojnë qorrazi në ajër, pa shënjestër.

<
>
8-12 7-18 6-20 5-28 4-27 3-30 2-33 1-31


Etiketa: , , , , ,

Pas