Kryesore, Politika

Avazi i vjetër i Ivanov, s’dekreton emrin e ri të Maqedonisë, marrëveshja sërish në Kuvend

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka vendosur të mos e dekretojë Marrëveshjen për emrin “Maqedonia e Veriut”, të arritur mes qeverive të Maqedonisë dhe Greqisë, me të cilën zgjidhet kontesti prej dy dekadave e gjysmë.

Në arsyetimin e presidentit thuhet se marrëveshja është antikushtetuese dhe se çdo zyrtarizim, sipas kreut të shtetit, paraqet vepër penale.



“Nuk kam mandat të nënshkruaj dekretin për shpalljen e ligjit për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje. Një nga shtyllat e politikës programit tim zgjedhor nga viti 2014 është se nuk pranoj ndryshimin e Kushtetutës, me qëllim ndryshimin e emrit kushtetues. Nuk pranoj ide apo propozime që do të rrezikonin identitetin nacional maqedon, veçoritë e kombit maqedon, gjuhën maqedone dhe modelin maqedonas për bashkëjetesë”, thuhet në komunikatën e presidentit Gjorge Ivanov.

Sipas tij, Marrëveshja për emrin është në kundërshtim edhe me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pasi në to sipas Ivanovit, flitet për “dallime rreth emrit të shtetit dhe jo për dallime siç flitet në këtë marrëveshje”.

Marrëveshja, thuhet më tej në komunikatë, nuk ka bazë kushtetuese dhe nuk është ratifikuar në përputhje me Kushtetutën.

“Sipas nenit 118 të Kushtetutës së Maqedonisë, marrëveshjet ndërkombëtare që janë ratifikuar në përputhje me Kushtetutën, janë pjesë e rendit të brendshëm juridik…Ligji për ratifikimin e marrëveshjes është në kundërshtim me nenet 51, 118 dhe 119 të Kushtetutës”, thuhet në komunikatë…

Marrëveshja për emrin ishte ratifikuar nga Kuvendi i Maqedonisë të mërkurën e kaluar dhe për të kishin votuar 69 deputetë.

Në bazë të Kushtetutës, në rast të mosdekretimit, ligji sërish kthehet për votim, dhe nëse sërish votohet, atëherë presidenti është i obliguar ta dekretojë, në të kundërtën bën shkelje ligjore./REL/

 

 

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas