LAJMEKALENDARI / REZULTATE
Kryesore, Mapo Format

Autoriteti i Dosjeve: Hapet arkivi për personalitetet e jugut, si u goditën nga regjimi

Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit për herë të parë në një dedikim “muzeal” për personalitetet që u goditën nga regjimi komunist. Ndaras, përkujtimi vjen përmes një ekspozite me materiale arkivore, dokumenteve dhe fotove, për të kujtuar rezistencën antikomuniste në jugun e vendit…

Është quajtur një gjyq farsë ndaj të ashtuquajturit “grupit armik të Teme Sejkos dhe Tahir Demit”, – i pari lindur në Konispol, dhe tjetri në Pilat të Çamërisë – që përfundoi me 65 të dënuar, 13 të pushkatuar, 9 prej tyre vdiqën në burg, 4 të dënuar me vdekje që më pas bënë 25 vite prapa hekurave dhe mbi 1000 vite burgim të dhëna nga gjykata.



Sejko ka një fund të tmerrshëm, u dënua në fund të majit 1961, me 25 vjet burgim, por tri ditë më vonë, kafka e tij ishte thyer duke u mbytur me një kordon.

Është konsideruar një nga ngjarjet më tronditëse, me një histori komplekse të akuzuar nga regjimi për “pjesëmarrje në konspiracion që përfshinte Jugosllavinë, Greqinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”. Këtë ngjarje që shënon kulmin e persekucionit komunist në jug, e konkretisht në zonën e Konispolit do ta përkujtojë Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, për herë të parë, zyrtarisht, në një ekspozitë me materiale arkivore, dokumente dhe fotot duke kujtuar rezistencën antikomuniste në jugun e vendit, dhe goditjen e dhjetëra personaliteteve nga regjimi komunist.

Në njoftimin për mediat Autoriteti bën të ditur se janë me dhjetëra personalitete për të cilët dosjet sa janë të njohura, aq edhe të papublikuara në formën e duhur. Ekspozita hapet më 19 qershor, në mjediset e Autoritetit të Dosjeve, pranë Gardës së Republikës duke krijuar kështu një agjendë tjetër drejt njohjes së krimeve komuniste, në këtë rast duke e konsideruar se materialet e arkivit dhe fotot vijnë në përkujtim të “goditjes së përqendruar dhe të mirëmenduar të dhjetëra personaliteteve të rezistencës antikomuniste në jug të vendit”.

Persekutimi në jug, duke marrë rastin e Konispolit lidhet drejtpërdrejt me çështjen çame.

Gati dhjetë muaj pas arrestimit, në korrik 1960, hetuesia dha vendimin e pushkatimit të grupit të ashtuquajtur “grupi i Teme Sejkos dhe Tahir Demit”. Ka qenë fundmaji i vitit kur Teme Sejko, Tahir Demi, Taho Sejko, Shaban Ademi, Avdul Resuli, Ali Xhelo Arapi, Hajri Mane do t’u jepej dënimi kapital. Ka shumë histori mbi vrasjet e këtyre personaliteteve, që lidhen me format me mizore, çnjerëzore e makabre sa tragjikisht iu mor jeta. Dënimi i tyre u bë pa gjyq, të urdhëruar nga Enver Hoxha, në dhomat e hetuesisë ishin Kadri Hazbiu, Mihallaq Ziccishti, Nevzat Hasnedari. Në Shqipëri vitet e fundit është vënë re një rikthim te procesi i bërjes së transparencës lidhur me të shkuarën komuniste. Miratimi i ligjit për hapjen e dosjeve dhe ngritja e autoritetit për këtë çështje u konsiderua hap përpara, por i paplotë nisur nga premisa se nuk garanton de-komunistizimin e shoqërisë shqiptare. Ligji në vetvete garanton mbajtjen e një pjese të informacionit konfidencial, që nga kritikët shihet si pengesë për bërjen e transparencës së plotë, shtuar këtu dhe faktin që një pjesë e dokumentacionit mungon, asgjësuar edhe pas rënies së komunizmit. Në një intervistë që Zëri i Amerikës zhvilloi Simon Mirakaj, anëtar i Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, lidhur me ecurinë e procesit tha: “Si institucion kemi dhënë kontributin tonë te të gjitha institucionet që kanë paraqitur kërkesa. Defekti, nëse mund ta quajmë të tillë, është se nuk është imponues. Me përjashtim të disa deputetëve që kanë ardhur në mënyrë të vullnetshme dhe kanë kërkuar pastërtinë e figurës së tyre, partitë politike nuk e kanë bërë këtë”. Më tej Mirakaj u ndal në faktin se institucioni ka dokumente të mjaftueshme për të vërtetuar pastërtinë e figurës së politikanëve apo individëve, pasi dokumentet që nga viti 1944 e deri në 2 korrik të vitit 1991, të hartuara nga “Sigurimi i Shtetit”, me vendim të Këshillit të Ministrave i kanë kaluar Autoritetit. V.M

Sot, kujtohet 25-vjetori i gjetjes së eshtrave të 22 intelektualëve të pushkatuar

Sot organizohet takimi me rastin 25-vjetorit të gjetjes dhe nxjerrjes së eshtrave të 22 martirëve të pushkatuar me pretekstin e “bombës” në legatën sovjetike, si edhe në përurimin e botimit të dytë të plotësuar me dokumente të reja të librit “Bombë në legatën sovjetike” të historianit Uran Butka. Promovimi do të bëhet sallën UNESCO të Muzeut Historik Kombëtar në bashkëpunim me Institutin e Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo” dhe Shoqatën Antikomuniste të të Përndjekurve Politike.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE