ShowBiz

Aurela s’ja lë mangët: “Tregoja plakës tënde…”

Aurela Gaçe është një prej këngëtareve shqiptare më energjike. Performancat e saj në skenë i lënë të gjithë pa fjalë dhe madje jo të paktë janë ata që pyesin se ku e gjen gjithë këtë fuqi.

Prej kohësh Aurela na ka treguar nëpërmjet postimeve të saj në rrjetet sociale se burim i frymëzimit të saj përsa iu përket performancave në skenë është ylli botëror Pink. Madje edhe ditën e djeshme ajo ka publikuar një foto të këngëtares së njohur amerikane duke performuar në skenë me litarë.



Mirëpo një ndër ndjekësit i ka lënë një koment që e ka irrituar Aurelën.

Pleqëria si fëmija, të pëlqejnë stilet e reja”, i shkruan komentuesi.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Aurelës, e cila i la të gjithë pa fjalë me përgjigjen e saj.

Edhe ky stil më ka pëlqyer (pleqërinë tregoja plakës tënde). Na fal për përgjigjen, por meqë kështu kemi ardhur që në rini, edhe në pleqëri kemi ngel njësoj”, i është përgjigjur komentuesit Aurela.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas