Aktualitet

Audio-përgjimi, Mustafaj: Kush ia dha kasetën? Rama nuk ka të drejtë të marrë prova nga Prokuroria

Rama po e mbron me arrogancë po jo me argumente ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Kështu deklaroi ish ministri demokrat Besnik Mustafaj i ftuar pasditen e sotme në News 24. Lidhur me vërtetësisë e audiopërgjimit të vëllait të ministrit Xhafaj, Mustafaj tha se Rama duhet të bëjë publik laboratorin se ku e ka analizuar kasetën dhe mbi të gjitha mënyrën se si e ka siguruar këtë provë materiale pasi Prokuroria nuk duhet t’ia jap.
‘’Nëse i është bërë analiza kasetës, duhen dhe të dhënat dhe emri i laboratorit përpara publikut dhe institucioneve të drejtësisë. Gjithashtu mënyra se si e mori Rama këtë provë, pasi Prokuroria nuk ka të drejtë të jap provat në këtë mënyrë. Nga kjo kuptohet se Rama ka përcaktuar laboratorin ku është analizuar kaseta, dhe gjithashtu duhet kohë që të analizohet nëse kaseta është e manipuluar ose jo,’’
Sipas tij dorëzimi i Agron Xhafajt është një hap i mirë dhe e lehtëson në një farë mënyre ministrin nga ana juridike, për faktin se nuk po përdor pushtetin për të mbrojtur vëllain nga dënimi i marr në Itali, por nuk e lehtëson atë nga ana morale.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas