Politika

Audio-përgjimi Biba-Bianku, Prokuroria nuk gjen dot materialin e plotë

Prokuroria po has vështirësi me hetimin e audio përgjimit mes Denar Bibës dhe gjyqtarit të Gjykatës së Strazburgut Ledi Bianku.

Pas nisjes së verifikimeve organi i akuzës i kërkoi portalit që e publikoi që të vinte në dispozicion materialin bruto të audiopërgjimit, por mësohet se i vetmi që i është vënë në dipsozicion është ajo pjesë që është publikuar.



Kjo ka sjellë problem për hetuesit të cilët kërkojnë materialin e plotë dhe origjinal për të vijuar hetimet dhe regjistruar çështjen nëse ka apo jo elemente të veprës penale.

Pak ditë më parë portali Exit.al publikoi audiopërgjimin duke pretenduar se nën kryetari i KQZ Denar Biba, në emër të sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaci ka shantazhuar gjyqtarin përfaqësues të Shqipërisë në Gjykatën e Strasburgut, për të mbyllur problemin e pronave.

Biseda është bërë në 2014. Vetë Biba në një prononcim për mediat pranoi se kishte bërë bisedën, por tha se e vërteta e metaforës së trenit nuk është ashtu siç është interpretuar si shantazh ndaj gjyqtarit që ky i fundit të bllokojë çështjet e pronave në Strasburg.

Pak orë pas publikimit të videos Kreu i PD-së, Lulzim Basha doli në një deklaratë për median ku e quajti ‘akt të mirëfilltë mafioz” dhe i kërkoi prokurorisë nisjen e hetimeve menjëherë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas