Aktualitet, Kryesore

Ambasadorja shqiptare në Athinë: Krim racist në Korfuz, vrasja e të riut ‘sekret hetimor’

Ambasadorja e Shqipërisë në Athinë, Ardiana Hobdari, tha dje se shkaqet e vrasjes së të riut shqiptar në Kavalla mbeten sekret hetimor i Policisë greke.

E kontaktuar në telefon nga “Panorama”, zonja Hobdari tha se deri tani, duke iu referuar dhe mediave greke, kemi të bëjmë me një autor shqiptar, shok i viktimës.



Ambasadorja shtoi se oficeri i kontaktit i ambasadës sonë në Athinë ndodhet në Kavalla, në kontakt të afërt me autoritetet greke.

“Unë mund t’ju them se për vrasjen kanë shkruar dhe mediat greke, ‘Protothema’, që vrasësi është një shqiptar, shoku i tij i ngushtë. Oficeri ynë i kontaktit ka shkuar në Kavalla, po kontakton me autoritetet, por nuk mund t’ju them më shumë, sepse përbën sekret hetimor”.

Keni kontakte me familjen e viktimës?

“Kemi kontaktuar me familjen e të ndjerit, familjarët janë të shokuar nga kjo ngjarje dhe nga humbja e fëmijës së tyre. Kemi kontaktuar me të ëmën e të riut”, u shpreh për gazetën “Panorama”ambasadorja jonë në Athinë.

E pyetur për valën e vrasjeve të shqiptarëve në Greqi, ambasadorja Hobdari tha se ka pasur reagim dhe nga partitë politike në Greqi, duke filluar nga ajo e Kryeministrit Tsipras. Sipas saj, vrasja e shqiptarit në ishullin e Korfuzit kishte sfond racist.

“Rasti i Korfuzit duket që është krim racist, edhe pse raporti i Policisë akoma nuk ka dalë. Politika greke ka reaguar, ka pasur një reagim të partisë së Kryeministrit Tsipras, SYRIZA dhe një parti e vogël në Parlament. Ndërsa vrasja në kufirin shqiptaro-grek ka qenë gjatë një shkëmbimi zjarri me Policinë në tentativë për të trafikuar lëndë narkotike. Ne jemi në kontakte me oficerët e Policisë sepse kjo është rruga institucionale që ndiqet në shkëmbimin e informacioneve”, u shpreh ambasadorja Hobdari.

Pak ditë më parë, Petrit Zifle, 63 vjeç, u vra me çifte nga një anëtar i Agimit të Artë. 44-vjeçari i Agimit të Artë, Dhimitris Kuris, pasi e ka vrarë shqiptarin, e ka hedhur në një kanal në Dragotina, ndërsa është arrestuar 5 ditë pas ngjarjes.

PANORAMA

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas