Bota

Atentati në selinë e Partisë Lega në Itali, prokuroria: Është terrorizëm

Sulmi i dështuar në selinë lokale të Partisë Lega në Treviso, Villorba, “është terrorizëm dhe provat kanë mbërritur në Prokurorinë rajonale të Venecias”.

Kështu shpjegoi Prokurori i Republikës së Trevisos, Michele Dalla Kosta. Sulmi, me dy objekte shpërthyese, u mor përsipër nga një organizatë anarkiste e ashtuquajtur “Haris Hatzimihelakis/ Internazionale”.



Ndërkohë po bëhet rindërtimi i ngjarjes. Një bombë e parë, me sa duket një “bombë letre” e padëmshme, e vendosur në një pllakë të një shkalle metalike në pjesën e prapme të ndërtesës të quajtur “K3”, selia e Lega-s, do të shpërthente në orët e para të së shtunës në mëngjes me qëllim tërheqjen në vend të forcave të policisë e cila do të kontrollonte zyrat e institucioneve bankare, por jo zyrën e Lega-s.

Më 15 gusht mbërriti një mesazh që merrte përsipër atentatin, i firmosur nga një qelizë anarkiste e ashtuquajtur “Santiago Maldonado”, e datës 12 gusht, por, siç duket, u përhap nëpërmjet internetit vetëm tri ditë më vonë.

Gjatë një kontrolli të dytë u zbulua objekti tjetër me potencial më të madh shpërthyes dhe i pajisur me një sistem nxitës aktivizuar nga kalimi i njerëzve përmes tensionit të prokuruar të një fije najloni. Kjo “bombë” (ndoshta një tenxhere me presion që përmbante, përveç materialit shpërthyes edhe fragmente metalike), u neutralizua nga policia./BW/

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas