Kronika

Atentati me tritol në Kamëz, ja si i dënuari Gazmir Daci i bëri thirrje shtetit t’i mbronte nga hakmarrja






               Publikuar në : 08:40 - 27/07/18 |
mapo.al

Ndërsa babai i tij Xhevdet Daci në Kamëz është i zënë sot me hetimin që kanë nisur për eksplozivin që iu vu banesës së tij mbrëmë, i biri Gazmiri vazhdon dënimin me 35 vjet burg.


Gazmir Daci është dënuar për vrasjen e fqinjëve të tij Valmir Kolaverit dhe plagosjen e Roland Kolaverit 1 vit më parë në Kamëz.

Vetë Daci e ka pasur frikën e hakmarrjes dhe e ka shprehur dhe në një intervistë më herët: Ishte shumë traumatike, kam kaluar një traumë, tha ai pas atentatit me snajper.

Madje pohoi se Zoti do ta mbronte, pasi i kishte shpëtuar tre herë atentatit.

Por, ishte i shqetësuar për fatin e familjes nga hakmarrja dhe i kishte bërë apel shtetit që t’i mbronte familjen.

Ai i ka kërkuar ndjesë publike, familjes Kolaveri.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas