35-vjeçari Arben Gjini, u plagos rëndë mbremjen e djeshme gjatë një atentati të denjë për një skenar filmi.
Gjini pas një konflikti në një lokal në ishull Lezhë, i është organizuar një pritë nga disa persona ende të paidentifikuar.
Mendohet se atentati ka lidhje me të shkuarën e tij, si një ish trafikant i lëndëve narkoti ku para 3 vitesh edhe u ekstradua nga Italia drejt Shqipërisë.
Dyshohet se arsyeja kryesore është prishja e pazarëve të drogës me personat që tentuan ta vrisnin.
35-vjeçari gjatë atentatit u plagos me plumb në këmbë dhe shpatull. Ndërkaq mësohet se Gjini është jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumes në Tiranë.
Autorët në Kolsh – Lezhë, kanë djegur mjetin tip “Benz”, i denoncuar i vjedhur, i cili dyshohet se është përdorur gjatë atentatit.