Kryesore

Atentati i supozuar ndaj Doshit, shuhet masa e sigurisë për Durim Bamin

Gjykata ka shuar masën e sigurisë ndaj Durim Bamit, i akuzuar që prej 2015 për atentat të pretenduar ndaj Tom Doshit.

Ka qenë gjyqtari Bledar Abdullai që ka dhënë vendimin, teksa Bami prej afro tre vjetësh ndodhet në arrest shtëpiak.



Bami akuzohet për kallëzim të rremë në bashkëpunim, për atentatin e pretenduar ndaj Tom Doshit.

Masa ndaj tij u shua pasi kaluan afatet e hetimit.

Duke qenë se prej 3 vitesh nuk ishte bërë asnjë hap në procesin gjyqësor, pak muaj më parë Bami bëri kërkesë në Gjykatën e Krimeve të Rënda, për shuarjen e masës së sigurisë ndaj tij.

Në një bisedë të filmuar fshehurazi, Durim Bami rrëfente se si kishte marrë porosinë për vrasjen e Tom Doshit.

Por për prokurorinë, e gjithë historia ishte një skenar i rremë i trilluar nga Bami dhe Mark Frroku.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas