Kronika, Kryesore

“Ata do të vijnë gjithsesi…”

pearsonLajmi se dy të rinj shqiptarë u dogjën të gjallë në kamion, ndërsa tentonin të kalonin ilegalisht drejt Anglisë, është i fundit në një seri lajmesh të tilla që vijnë nga një aks i rëndësishëm i trafikut të qenieve njerëzore.

Shumë shqiptarë, kryesisht nga zonat e veriut të vendit, nisën drejt Anglisë duke kaluar përmes Francës.



Para pak kohësh u kap një grup i madh që organizonte një trafik të tillë.

Por një trafikant britanik, që dërgon emigrantë të paligjshëm në këtë vend, thotë se e bën këtë gjë falas.

Steve Pearson thotë se është një detyrim moral, edhe pse e di që mund të arrestohet për këtë gjë.

Ai u fut emigrantët në furgonin e tij Volkswagen.

“I sjell këtu për shkak se alternativa e tyre është që të kapen pas ndonjë kamioni. Ata do të vijnë gjithsesi,” thotë ai.

Në mars një emigrant shqiptar vdiq në tentativë për të hipur fshehurazi në një kamion.

Por Pearson thotë se kjo është padrejtësi.

“Nuk e kam frikë burgun. E kuptoj që quhet krim, por mua nuk më duket i tillë kur ndihmon dikë. Po tentoj që të bëj ndryshimin,” thotë ai.

Trafikantët marrin nga 700 deri në 6500 sterlina për të kaluar emigrantët e paligjshëm drejt Anglisë.

Pak ditë më parë, në një kamion u dogjën Erinda Kaçorri dhe Rexh Myzyraj, dy të rinj shqiptarë që donin të shkonin në Angli.

Mësohet se Erinda po shkonte tek i shoqi, kurse Rexha ishte larguar në kërkim të një jete më të mirë, pa i informuar familjarët.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas